“Ishte gjoja në kërkim”, Berisha për vilën e Muratajt: Pasuria nuk i...

“Ishte gjoja në kërkim”, Berisha për vilën e Muratajt: Pasuria nuk i prekej se do përgatiste vjedhjen elektorale

130
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha teksa ka publikuar një foto të vilës së Admir Muratajt, shkruan se kjo pasuri nuk i prekej pasi po përgatiste vjedhjen elektorale të radhës.

“Ishte gjasme ne kerkime per vjedhje te medha parash te meparshme. Por pasuria nuk i prekej se do pregatiste vjedhjen elektorale te radhes. Nje falenderim mediave greke qe njoftuan shqiptaret se i vrari ishte Murataj perndryshe do mbetej mister ne arkivat e narkopartise”, shkruan Berisha.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Ishte gjasme ne kerkime per vjedhje te medha parash te meparshme. Por pasuria nuk i prekej se do pregatiste vjedhjen…

Publiée par Sali Berisha sur Mercredi 10 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY