Super grabitja në Rinas, shoqata e Bankave: Siguria në aeroport për të...

Super grabitja në Rinas, shoqata e Bankave: Siguria në aeroport për të dëshiruar

106
0
Shares

Shoqata e Bankave ka reaguar për grabitjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën 10 milionë euro.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli tha se ngjarja është e rëndë, ndërsa shtoi se siguria në aeroport lë për të dëshiruar.

“Ngjarja është e rëndë. Ne si Shoqatë e Bankave dënojmë ngjarjen. Në përgjegjësinë time, faji është i aeroportit. Masat e sigurisë në aeroport lënë për të dëshiruar”, tha Spiro Brumbulli.

Kujtojmë që autorët përdorën një furgon me mbishkrimin e rremë ‘Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve’ dhe ‘Hetimi Tatimor’me të cilin u futën në aeroport dhe ku dyshohet se morën rreth 10 milionë euro.

Gjatë përplasjes me policinë, i vrarë mbeti Admir Murataj, i cili dyshohet se ishte dhe organizatori i super grabitjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY