Grabitja në avion, flasin pasagjerët: Kujtuam se ishte stërvitje, autorët ishin…

Grabitja në avion, flasin pasagjerët: Kujtuam se ishte stërvitje, autorët ishin…

110
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të pasdite së sotme. Një autoblind që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas.

Nga grabitja ka mbetur i vrarë një prej grabitësve, i cili dyshohet se është qëlluar nga policia.

Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY