613 kg kokainë fshehur mes bananeve, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

613 kg kokainë fshehur mes bananeve, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

113
0
Shares
Arber Cekaj

Arbër Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit, ka kerkuar azil në Gjermani.

Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Prokuroria e kishte të pamundur të jepte shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera. Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë.

E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ‘Arbri garden’, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY