Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Zgjedhjet pa opozitën fatkeqësi”, Palmer: Të gjitha partitë politike të futen në zgjedhje

09/04/2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtari i Lartë amerikan, Mathew Palmer  ka zhvilluar sot takime të tjera, në kuadër të vizitës së tij dyditore në  Tiranë.

Palmer ka bërë disa deklarata të forta lidhur me disa çështje në vend. Lidhur me zgjedhjet, Palmer tha se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai u shpreh se edhe opozita ka përgjegjësinë të marrë pjesë në zgjedhje dhe duhet të ketë kandidatë të fortë. “Do ishte fatkeqësi nëse opozita nuk hyn në zgjedhje”,-ka shtuar amerikani.

Përsa i përket situatës politike, ai tha se nuk është këtu për të negociuar dhe zgjidhur krizën politike, por se djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje.

“Shqipëria duhet të vijojë reformën në drejtësi, të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin. Kjo qeveri është legjitime, ne po bashkëpunojmë “,- u shpreh Palmer.

Palmer u ka drejtuar një mesazh edhe gazetarëve, me të cilët ka zhvilluar dhe një takim.

“Bëhuni agresivë dhe të jeni vitalë për funksionimin e demokracisë”, mësohet të jetë shprehur zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan për përfaqësuesit e medias, të cilët shpesh herë sulmohen nga kryeministri Edi Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazanë’.

Palmer ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim për rreth 100 minuta në zyrën e Ramës. Sot, veç gazetarëve, zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet edhe me presidentin Meta dhe krerët e partive PD e LSI.

Tags: AmerikaPalmertakimetirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.