“Nuk ka nevojë për cirk”, ish-ministri skeptik për ndërkombëtarët: Ja si mund...

“Nuk ka nevojë për cirk”, ish-ministri skeptik për ndërkombëtarët: Ja si mund të zgjidhet kriza pa ta

98
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka një mendim ndryshe referuar këtu zgjidhjes së krizës politike.

Duke qënë skeptikë për ndërkombëtarët të cilët sipas tij sia kanë idenë çfarë ndodh në vend, Manjani jep një zgjidhje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan sot se zgjidhja mund të vijë nëse kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme përmes një mocioni besimi.

“Ende shpresoj që kriza jonë politike, që ka vënë seriozisht në rrezik demokracinë, të zgjidhet nga vetë ne. Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës.

Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh. Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje.

Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik.

E vetmja gjë që kërkon një mirëkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen. Vetëm për kaq nuk mendoj se ka nevojë për cirk ndërkombëtar..”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY