Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer arrin në Tiranë te hënën, duke kryer vetëm dy takiem gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.
Të hënën pasdite Palmer do te takohet me kryeministrin Edi Rama dhe te martën me liderin e opozitës Lulzim Basha. Këto janë dy takimet e vetme me politikanet shqiptare qe do te zhvilloje zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Palmer; ndërkohë qe mësohet se gjate qëndrimit ne Tiranë ai do te zhvilloje edhe një bisede me gazetaret rreth situatës politike ne vend.
Ende nuk dihet se cili është mesazhi qe do te sjelle ne Tiranë diplomati i larte amerikan, por kjo nuk hera e pare qe Palmer përcjell tek liderët politike ne vend qëndrimin e Shteteve te Bashkuara. Ne 20 shkurt, një dite para se opozita te digjte mandatet, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer bisedoi ne telefon me kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Gjate këtyre bisedave diplomati i lartë amerikan, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.
Dy vjet me pare kriza politike ne vend u zgjidh nga një tjetër zyrtar i larte amerikan. Ishte zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee i cili beri te mundur marrëveshjen e 17 majit mes Edi Rames e Lulzim Bashes dhe futjen e PD ne zgjedhjet parlamentare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/