Basha me fermeret ne Kavaje: Loja me TVSH, qeveria luan per interes...

Basha me fermeret ne Kavaje: Loja me TVSH, qeveria luan per interes te importuesve

139
0
Shares

Kreu i PD, Basha takoi sot fermeret e Kavajes ne Luz te Vogel ndersa theksoi se heqja e rimbursimit të TVSH-së, eshte nje akt kriminal I qeverisë ndaj fermerëve dhe synon te mbeshtete importuesit.

Fjala e Bashes:

Akti I fundit I heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më criminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. Rimburson vetëm 6 përqind.

Çfarë do të thotë kjo?
Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi I qumështi ose duhet ta shesë 14 përqind më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvensionojë vet, pra të ulë fitimin e vet, që është kundër llogjikës ekonomike. Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk I marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja.

Kush e mendoi këtë skemë dhe për çfarë arsye?!
E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri I vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet I korruptuar.

Do të zerojmë koston e imputeve bujqësore, me qëllim që djersa juaj që derdhet lumë dhe i vadit këto toka njësoj si uji, të mos kthehet në mallkim, të mos kthehet në falimentim, të mos ju zhysë në borxh, të mos ju detyrojë të shkoni drejt emigrimit, sepse prodhimet tuaja në vend që të shiten, kalben apo derdhen kanaleve. Por që djersa juaj të kthehet jo thjesht në mbijetesë, të kthehet në mirëqenie për fermerin, që garanton me punën e tij sot punësimin në shkallën 25 %, 1 në 4 shqiptarë është i punësuar në sektorin e bujqësisë,ndërkohë që pothuajse 1 në 2 shqiptarë jeton në zonat rurale. 100 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerin vit për vit.

Do të kemi mbështetje për infrastrukturën, për rrugët e aksesit, për pikat e grumbullimit, për magazinimin, për frigoriferimin, për industrinë agro-përpunuese. Sepse edhe atëhere kur s’keni mundësi ta çoni produktin e freskët në treg, ju keni mundësi ta çoni të përpunohet, të konservohet, të kthehet fjala bie molla në marmalatë apo në reçel, prodhimet e tjera në turshi apo në lëng frutash. Asgjë që prodhohet me djersën tuaj të mos shkojë dëm. Për këtë, qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të investojë çdo vit 50 milionë euro.
Së treti, kurrë më një grusht grosistësh dhe importuesish të lidhur me qeverinë, nuk do t’u jepet shansi të sjellin në tregun shqiptar prodhime të subvencionuara të vendeve të tjera, përmes kontrabandës doganore, për të kërcënuar dhe konkurruar në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve shqiptarë. Fermeri shqiptar i pari, prodhimet e fermerit shqiptar të parat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY