Braçe prezanton drejtorin e Kadastrës: Do ta ndjek personalisht mbarëvajtjen e këtij...

Braçe prezanton drejtorin e Kadastrës: Do ta ndjek personalisht mbarëvajtjen e këtij institucioni

96
0
Shares

Artan Lame do të jetë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucion që bashkon Hipotekat dhe ALUIZNI-n.

Ishte zv.kryeministri Braçe ai që e prezantoi Lamen ditën e sotme, ndërsa të dy nënvizuan idenë se Kadastra do të vijonte suksesin që, sipas tyre, kjo qeveri ka pasur me legalizimet.

Braçe tha se do ta ndjekë personalisht jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera.

Ndërsa vetë Lame theksoi se zgjidhja e çështjes së pronësisë do të shtrihej në tre drejtime.

Reforma do të jetë në tre drejtime: Reformë thelbësore në hartografi, reformë thelbësore në shërbime dhe sistemet e shërbimit dhe reformë thelbësore në burimet njerëzore, në meritokraci,– tha Lame.

Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak kohë më parë dhe së shpejti ngrihet edhe struktura e re. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, dhe Institucioni shihet si themeli i reformës së pronës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY