Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ramën nuk e duan më as të vetët, shtohen pakënaqësitë brenda PS

06/04/2019
VIDEO/ Protestë e veçantë para zyrës së kryeministrit Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur Edi Rama ia doli të fitojë i vetëm zgjedhjet parlamentare të 2017, u duk se zërat kundër dhe mendimi ndryshe në Partine Socialiste do të zhdukeshin përfundimisht. Por muajt e fundit, njeri pas tjetrit socialistët duket se po prodhojnë një rrymë kundër Ramës.

Ngarkesën negative të akumuluar pasi u la jashtë grupit parlamentar, Arta Dade, një prej emrave me më eksperiencë në Partine Socialiste, e shprehu duke treguar një tjetër anë të pathënë publikisht për kryetarin, kur foli për Ramën si  “anti-establishment”.

Por Arta Dade nuk qe e vetmja. Një “lojtar” tjetër i lënë në stolin e rezervave nga trajneri ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Mesazhet e Tahirit, teksa përsërit shprehjen e famshme se “S’keni parë asgjë akoma”, tingëllojnë si kërcënime të hapura, raporton A2.

Fatmir Xhafaj, një tjetër lojtar që doli jashtë loje, nuk u kursye me qëndrimin kundër Ramës, kur e përshkroi atë si një njeri që erdhi në pushtet për pushtet.

“Ka njerëz që marrin një pushtet, dhe janë të lumtur që kanë një pushtet, dhe kane njerëz që kanë një mision njerëz, që kanë ardhur për të shërbyer” ka deklaruar ish ministri Xhafaj.

Pandeli Majko duket më i dyzuar në qëndrimet e tij. Ministri pa portofol refuzoi publikisht të votojë një prej ligjeve me te debatuara për mazhorancën, atë që i hapte rruge shembjes së Teatrit Kombëtar. Majko këmbënguli në sfidën e tij, kur i dorëzoi dorëheqjen në zyre Edi Rames. Dorëheqje që nuk u pranua nga Rama, por që e vendosi Majkon në rreshtin e të pakënaqurve.

Stafetën e rebelit së fundmi e mori Ditmir Bushati. Pakënaqësinë për largimin nga qeveria, e tregoi që ditën e parë kur dorëzoi zyrën te Cakaj, kur shpërfilli Ramën në ministri dhe u largua në këmbë, pa i dhënë as dorën.

Përgjatë këtyre muajve, Bushati në qarqet e tij të ngushta ka shfaqur mos dakordësim me Ramën, ndërsa në Parlament foli për “arrogancë”, term të cilin Rama e heq nga vetja dhe qeverisja e tij.

A po krijohet në Partine Socialiste një grupim kundër Edi Ramës? Pyetja mbetet ende pa përgjigje, por kur duket se kryesocialisti është i zënë me krizën politike, është e qarte se mes socialisteve, pakënaqësitë vetëm shtohen./A2

Tags: krizerama. socialistettension

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.