Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e mbrëmshme të ndodhura në orët e vona në Fier.
Berisha në rrjetet sociale shkruan se “kriminelet po darkonin me byrazerin e Alizotit”, ndërsa ironizon duke shtuar se Fieri sot është më i sigurt se kurrë më parë.
“Forca e krimit përshëndet Vasal Kimikun dhe badiguardin e Eskobarit, sulmohet me breshëri biznesi dhe ndizet flake automjeti. Kriminelet po darkonin me byrazerin e Alizotit. Pritet sot deklarata e kreut te meduzës: Fieri sot është me i sigurte se kurrë!! sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se një makinë e tipit ‘BMW’ u gjet e djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”, ku persona ta paidentifikuar kanë qëlluar fillimisht me armë drejt një dyqani të materialeve për makina dhe më pas i është vënë flaka ‘BMW-së’ në periferi të qytetit.(kliko ketu).
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1244235572404014/?type=3&theater





