Fama dhe suksesi i këngëtareve shqiptareve është i padiskutueshëm. Pas sukseve të Rites, Duas dhe Bebes, u bashkangjitet dhe shqiptarja Eleni Foureira.
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare do vijë në bashkëpunim me reperin me famë botërore. Bëhet fjalë për amerikanin Snoop Dog. Titulli i duetit titullohet “Sirens” dhe do publikohet të premten (5 prill 2019).
Kujtojmë që Eleni arriti kulmin e suksesit në nivel ndërkombëtar me pjesëmarrjen në Eurovisionin 2018, ku u rendit në vendin e dytë me këngën e saj “Fuego”.





