Një operacion policor ka sjellë sekuestrimin e 151 kg marijuane dhe ka çuar në pranga 3 persona.
Burime nga policia, bëjnë me dije se droga do të transportohej për në Mal të Zi.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BARDHAJ”.
Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 151 kg marijuanë dhe dy automjete.
Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas.
Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër
R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi.
M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi
Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volkswagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar “marijuanë” me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe 283/2 të Kodit Penal.
ShkodërFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BARDHAJ”.Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.Sekuestrohen 151 kg marijuanë dhe dy automjete.Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas.Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj", ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:K. P., 25 vjeç, banues në ShkodërR. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi.M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i ZiKapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volkswagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 1 avril 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/