Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Brazil, ceremonia e fundit në stadium për lojtarët e ndjerë

04/12/2016
Brazil, ceremonia e fundit në stadium për lojtarët e ndjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mijëra tifozë u mblodhën në stadiumin “Chapecoense” të Brazilit për t’u bërë nderimet e fundit lojtarëve që mbetën viktima të një aksidenti ajror mbi Kolumbi.
Trupat e të pajetëve mbërritën në stadium pas një parakalimi nëpër rrugët e qytetit Chapeco, me të mbërritur nga Kolumbia, nga ku u shënuan 71 persona të vdekur në periferi të Medelinit, ndërsa vetëm 6 vetë arritën të mbijetonin.
Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet ende për t’u zyrtarizuar, edhe pse thuhet se me të gjitha gjasat, fatkeqësia ajrore të ketë ndodhur për shkak të mungesës së karburantit. Lojtarët do të luanin në Medelin, ndaj skuadrës vendase të Atletico Nacionalit, finalen e parë të Copa Libertadores, ekuivalentit të Europa League.
Presidenti brazilian Michel Temer mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në stadium, por nuk foli për të pranishmit. Një brez i zi ishte varur në murin e jashtëm të stadiumit, ndërkohë që ekrane gjigante transmetonin fjalimet për ata që shihnin nga jashtë mes reshjeve të rënda të shiut. Brenda stadiumit, ndërkohë, mbështetës të rinj mbanin emblemën e skuadrës të hapur në fushën e blertë, së bashku me flamujt kombëtarë të Brazilit dhe Kolumbisë.
Kryebashkiaku i Chapecos, Luciano Buligon e nisi fjalimin e tij duke krahasuar reshjet e shiut me lotët e Zotit. Ai mbante veshur një fanelë të ekipit kolumbian Atletico Nacional, skuadër me të cilën do të luante Chapecoense, e që nga ana e tyre zhvilluan një tjetër ceremoni përkujtimore në nder të viktimave në stadiumin e tyre në Medelin gjatë së mërkurës.
Familjarë të viktimave rrethuan fushën, ndërsa posterat e lojtarëve të ndarë nga jeta u mbajtën të ngritura në ajër, teksa folësi i stadiumit përsëriste emrat e secilit prej tyre.
“Është një ndjenjë e tmerrshme, të shohësh apo të dish që djali im po futet në arkivol”, tha Ilaide Padilha, nëna e portierit Marcos Danilo Padilha, përpara ceremonisë.
Ndërsa për një media braziliane, më herët, ajo kishte thënë se ndihej sikur kishte humbur djalin e saj, por kishte fituar mijëra djem të tjerë, për shkak të mbështetjes masive nga mbarë vendi.
Mes viktimave të aksidentit ajror numërohen 64 brazilianë, 5 bolivianë, një venezuelas dhe një paraguajan. 19 prej tyre ishin futbollistë të Chapecoenses, ndërsa pjesa tjetër ishin staf drejtues dhe gazetarë që mbulonin zhvillimet e ekipit, sikurse edhe anëtarë ekuipazhi. Një minutë heshtjeje është mbajtur para fillimit të të gjitha ndeshjeve në Europë, ndërkohë që do të mbahet edhe përpara sfidave të javës së fundit të kampionatit brazilian, mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë, skuadra e Chapecoense edhe zyrtarisht është kampione e Kupës së Amerikës së Jugut, pasi kështu ka vendosur shtëpia e futbollit amerikano jugor CONMEBOL.
Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i skuadrës, Ivan Tozzo, i cili tha se nuk e di nëse do të ketë një ceremoni për këtë çmim.
“CONMEBOL na ka njoftuar se do të bëjë Chapecoensen kampione të Copa Sudamericana”, tha Tozzo për TV Globo.
“Kështu do të fitojmë dy milionë dollarë, por nuk e di nëse do të ketë ndonjë ceremoni në ndarjen e kupës”.
Kujtojmë se ditë më parë shumica e lojtarëve të Chapecoenses humbën jetën, pasi aeroplani i tyre u rrëzua gjatë rrugës për në Kolumbi, ku do të luanin kundër Atletico Nacional në finale të Kupës së Amerikës së Jugut.
chapecoense-team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.