Deklaroi se do të rriste rrogat nga 1 prilli, Rama nuk mban...

Deklaroi se do të rriste rrogat nga 1 prilli, Rama nuk mban premtimin për mësuesit, mjekët dhe ushtarakët

182
0
Shares

Në muajin tetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se do të rriste rrogat për disa kategori të punësuarisht, mes tyre mësuesit, ushtarakët dhe mjekët.

Në mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama deklaroi se nisur nga të ardhurat e larta në buxhet, qeveria kishte komoditetin që nga 1 prilli i 2019, të rriste pagat nga 5 deri në 10% për tre kategori specifike të punësuarish, shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje.

‘Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%’, u shpreh publikisht kryeministri Rama.

Mirëpo në mbledhjen e kësaj të mërkure, Qeveria vendosi të rriste me 2.8% pensionet, ndërkohë që nuk u tha asnjë fjalë për premtimin e dhënë mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve.

Fatkeqësisht simbolika e 1 prillit rezultoi më e fortë se premtimi publik i Ramës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY