Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit me plumb në kokë në...

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit me plumb në kokë në Spanjë, u torturua më parë

187
0
Shares

Publikohen detaje nga vrasja e shqiptarit në Spanjë. Viktima është identifikuar me emrin Deda, 46 vjeç, ndërsa mediat spanjolle kanë publikuar edhe një foto të tij.

Sipas mediave spanjolle, pas përfundimit të autopsisë në trupin e të ndjerit, është zbuluar se ndaj 46-vjeçarit është ushtruar torturë brutale nga disa burra.

Ata i kanë prerë gishtin e njërës dorë, i kanë shkulur thonjtë e këmbëve, si dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Të dhënat e para të Gardës Civile thonë se vrasja e ndodhur në shtratin e lumit Guadalentín, në Totana, është e tipit mafioz dhe mbase ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa dyshohet se vrasja është bërë diku tjetër dhe jo në vendin ku u gjet trupi i pajetë.

Vrasja me një plumb në kokë, i çojnë hetuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje profesioniste.

46-vjeçari ka punuar për vite të tëra si badigard në klubet e natës, prandaj hetimi kryesor po përqendrohet tek kontaktet dhe marrëdhëniet që mund të ketë pasur gjatë punës së tij duke fituar armiqësinë e njerëzve të lidhur me krimin e organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY