Tiranë, policia kap 17-vjeçarin që plagosi rëndë të riun

Tiranë, policia kap 17-vjeçarin që plagosi rëndë të riun

81
0
Shares

Policia ka vënë në pranga autorin e një incidenti të ndodhur  mbasditen e djeshme në Tiranë.

Sipas policisë, autori është një 17-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Taulantët”, ku u plagos me mjet prerës një 21-vjeçar.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan shtetasin:

F. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbasditen e djeshme në rrugën “Taulantët” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin O. M., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY