Ditën e sotme shënohet 10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Lidhur me kete datë të rendesishme, në sheshin ‘Nënë Tereza” po mbahet një paradë ushtarake ku prezentë janë forcat e shumta ushtarake si dhe drejtues të lartë.
Në ceremoni ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama të cilët për një ceremoni të tillë kanë lënë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe kanë shtrënguar duart.
Përsa i përket situatës politike, është aluduar që presidenti mund të ndërhyjë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve.
Madje Meta më herët në një prononcim u shpreh se ishte gati të digjte mandatin e tij vetëm për të bërë të mundur marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.
Fotot:LSA
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/