Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si ish-kantieri detar brenda Portit të Durrësit.
Sipas informacioneve të para, personi rezulton se është mbytur në det. Policia dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vend të njoftuar nga punëtorët e portit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë nga uji.
Pas këqyrjes paraprake, policia ka deklaruar se trupi i përket shtetasit Xhelal Skënderi, një punëtor i Portit të Durrësit. Ndërkaq një grup hetimor i ngritur për ngjarjen po punon për zbardhjen e rrethanave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/