Paraditen e sotme, një pikë këmbimi valutor u grabit nga dy persona të cilët plagosën dhe pronarin e saj i cili po transportonte lekët në bankë.
Personi i plagosur në fotot e mëposhtme është Agron Shima, 50 vjeç, i cili u godit me thikë dhe me levë nga dy grabitës në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Shima ka qenë duke lëvizuar me motorr në momentin që është goditur nga dy grabitësit, të cilët i kanë marrë edhe çantën, brenda së cilës mbante para dhe do i depozitonte në bankë.
Me ndërhyrjen e forcave të policisë është bërë e mundur arrestimi i njërit prej grabitësve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.
Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/