“Është një djalë i gjatë, i bëshëm”/ Zbardhen mesazhet e autorëve para...

“Është një djalë i gjatë, i bëshëm”/ Zbardhen mesazhet e autorëve para vrasjes së Jurgen Kurtit

248
0
Shares

Jurgen Kurti u ekzekutua në një pritë pranë banesës së tij mbrëmjen e 18 marsit, në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë.

Për këtë ngjarje janë në pranga 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se është autori i vrasjes i identifikuar si Klodian Bane por që mban edhe mbiemrin Buxhaku, është në kërkim nga Policia.

Aktualisht Policia ka bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së ngjarjes se si kanë lëvizur autori dhe bashkëpunëtorët si edhe komunikimet e fundit që ata kanë pasur me njëri-tjetrin para kryerjes së vrasjes.

Provat më të forta që i lidhin ata me ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë si edhe disa mesazhe telefonike të shkëmbyera me njëri-tjetrin, që lidhin të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi si dhe të shumëkërkuarin Klodian Bane (Buxhaku).

Për vrasjen autorët kanë përdorur një makinë Benz ‘C Class’, ngjyrë gri, e cila u vu në ndjekje menjëherë nga hetuesit.

Kamerat e sigurisë kanë shquar se makina kishte një antenë në pjesën qëndrore të xhamit të pasme, dhe kur frenonte, drita e frenës te pjesa e bagazhit nuk ndizej e plotë.

Automjeti është dalluar për herë të parë në orën 20.00, ndërsa hyn kundravajtje në vendin ku pikërisht dy orë më pas u vra Jurgen Kurti.

Gjatë kësaj periudhe kohore, makina ka bërë tre xhiro në vendngjarje.

Makina e vjedhur ishte në pronësi të Klodian Banes. Ky i fundit ka dalë disa herë dhe ka fotografuar shkallët e pallatit ku banonte Jurgen Kurti.

Ndërkohë Elsi Levendi dallohet teksa vjen nga posta dhe ulet në kafen ngjitur me hyrjen e palestrës nga ku do të dilte më pas Jurgen Kurti.

Vetëm katër orë para se të ndodhte krimi, Levendi kishte marrë porosi me mesazh nga Klodian Bane që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin.

“Kalo pak tek lagjja mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person”.

Levendi ka mohuar ta njihte Kurtin, ndërsa ka marrë një mesazh tjetër  “vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto”.

Në momentin kur Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi i shkruan sërish Klodian Banes: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti”.

“Është një djalë i gjatë, i bëshëm”, i përgjigjet Bane me një tjetër mesazh.

Të gjitha momentet kur Levendi dhe Bane shkëmbejnë mesazhet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Vetëm pak më pas ndodhi vrasja e cila po ashtu është fiksuar nga pamjet e kameras së sigurisë.

Në pamje dallohet një person i cili del nga makina dhe pasi merr diçka në dorë, kryen veprime të njëjta me ato të qëitjes me armë.

Benzi më pas lokalizohet drejt ish-lokal Shushicës dhe më tej në Kopshtin Zoologjik

Ndërsa Levendi del para postës dhe merr një taksi duke u nisur drejtb digës së Liqenit, ku ndalon për të blerë një paketë cigare.

Pasi rikthehet në makinë, Levendi shfaqet më vonë pranë Liqenit të Thatë ku ngjitet në mjetin Benz me të cilin u krye vrasja.

Në këtë moment mbërrin edhe mjeti tip Audi ku udhëton Olsi Qalliaj, edhe ky i kapur nga kamerat e sigurisë në vendngjarje.

Pas këtij momenti, njëri nga të rinjtë, drejtohet me një qese drejt liqenit të Thatë, ndërsa dy të tjerët ikin ne drejtim të pallateve./News24

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY