Njollat mbi Ministrinë e Brendshme, Bardhi tregon domethënien e tyre

Njollat mbi Ministrinë e Brendshme, Bardhi tregon domethënien e tyre

89
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka shpjeguar se çfarë domëthënië kanë shenjat e zeza të bëra gjatë protestës së sotme mbi godinën e ministrisë së Brendshme.

“Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”,-sqaron Bardhi.

Protestuesit ndalën sot marshimin edhe para ministrisë së brendshme. Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme.

REAGIMI I PLOTE

Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!

Tik….tak….tik….tak
#Rama ik!
#Shqipëriasigjithëeuropa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY