Mediu ironizon Ramën: Ju kujtohet viti 2007 dhe loja e çertifikatës?

Mediu ironizon Ramën: Ju kujtohet viti 2007 dhe loja e çertifikatës?

96
0
Shares

Kur na ndajnë 3 muaj nga beteja e zgjedhjeve vendore, aleatët e demokratëve kërkojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke paralajmëruar se opozita po shkon drejt bojkotit të procesit të 30 qershorit.

“Nuk gjykoj që do të kemi zgjedhje lokale në datën e dekretuar nga Presidenti. Padiskutim që zgjedhjet do të shtyhen dhe është e vetmja alternativë”, tha Nard Ndoka.

Kryerepublikani Mediu sjell ndërmend edhe rastet kur zgjedhjet janë shtyre në të shkuarën, me kërkesë të Edi Ramës.

“Marria e një njeriu, që në vitin 2007, për një certifikatë ka mbajtur forcat politike 3 ditë ulur te Presidenti i Republikës dhe ka shtyrë zgjedhjet, të mos të dëgjojë marria e këtij njeriu se kush është problemi themelor i qytetarëve shqiptarë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kjo është një situatë tërësisht e papranueshme”, tha Fatmir Mediu.

Aleatët Ndoka dhe Mediu ndahen sa i takon qëndrimit që duhet mbajtur me ndërkombëtarët, si dhe rolit që të huajt duhet të kenë në zgjidhjen e krizës politike.

“Gjykoj që është turp për klasën poliike shqiptare, që vjen dikush dhe i kap prej veshi. Është një papërgjegjshmëri totale që ne operojmë në të tilla standarde”, tha më tej Ndoka.

“Mendoj që është e domosdoshme që faktori ndërkombëtar të jetë pjesë. Opozita duhet ta zhvillojë më me seriozitet këtë dimension”, shtoi më tej Mediu.

Jo vetëm me ndërkombëtarët, por republikanët janë të mendimit se, më shumë qartësi opozita duhet të ketë edhe për aksionin e saj.

“Ne i dogjëm mandatet me qëllimin për të larguar Edi Ramën. Në këtë pikëpamje mendoj se ka nevojë që opozita të shpjegojë kush do të jenë aktet dhe veprimet që duhet patjetër të largojnë Edi Ramën”, tha Mediu./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY