Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush e mbron kunatin e Samir Manes? (Një krahasim mes Gentit dhe Hiteshit)

27/03/2019
Kush e mbron kunatin e Samir Manes? (Një krahasim mes Gentit dhe Hiteshit)
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në harkun kohor të 10 ditëve, televizioni kombëtar Top-Channel ka publikuar një dyzinë lajmesh që lidhen me dy vëllezër biznesmenë indianë, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë marrë shtetësinë shqiptare, por në vitin 2018 një gjykatë në Indi i ka shpallur fajtorë për një skemë të dyshuar si mashtrim bankar.

Më datën 22 Mars në Rinas u ndalua dhe kunati i dy biznesmenëve indianë, një person i quajtur Hitesh Patel.

Ndalimi i tij bëri bujë në media, ndërsa dita-ditës po dilnin fakte të reja mbi investimet që biznesmenët indianë kishin realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa po gjurmoheshin dhe procedurat që i dhanë shtetësinë shqiptare dy vëllezërve indianë, apo shpallja e njërit prej tyre konsull nderi nga Ministria e Jashtme.

Media ishte e fokusuar në sensacion, portalet e rilindjes godisnin Presidentin Meta që kishte firmosur dekretin e dhënies së shtetësisë, ndërsa  sulmi u sfumua kur u zbulua se propozimin e kishte bërë ministri Blendi Klosi.

Media po i trajtonte biznesmenët indianë sikur të ishin terroristë dhe jo investitorë që kishin probleme ligjore apo politike në Indi.

Në vorbullën e raportimeve mediatike, Top-Channel dhe drejtuesi i këtij televizioni Ben Blushi, nisën të raportonin dhe për një investim turistik në Dhërmi që po realizonin dy vëllezërit indianë.

Top Channel raportoi se indianët po investonin në një truall në Dhërmi, ku kishin qenë më herët pronarë ish-ministri socialist Besnik Dervishi dhe familja Morina nga Fieri.

Pikërisht te ky raportim mbi investimin turistik qëndron dhe paradoksi, një paradoks që lidh Ben Blushin, Samir Manen, turizmin dhe një aferë delikate.

Pak ditë para se të niste ofensivën ndaj biznesmenëve indianë, Ben Blushi shijoi në shoqërinë e Samir Manes dhe të tjerëve pushime ekzotike në Amerikën Latine në një resort turistik.

Pasi u kthye nga resortet në Amerikën Latine, Blushi nisi hetimet dhe raportimet për investimet turistike të biznesmenëve indianë, ndonëse miku i tij Samir Mane rezulton i implikuar në një nga skemat më të forta të  falsifikimit të titujve të pronësisë me resortet turistike.

Një investigim i vitit 2016 i gazetares Lindita Çela (Lexoje këtu), zbuloi se kunati i Samir Manes, shtetasi Gent Prizreni, ishte implikuar në një skemë të falsifikimit të pronësisë në rivierën e Palasës, mbi truaj të dyshuar si të falsifikuar, atje ku Samir Mane ndërtoi resortin luksoz “Green Coast”.

Hetimet e prokurorisë dhe gjykata vërtetuan falsifikimet e titujve pronësorë në Palasë, atje ku Samir Mane kishte ndërtuar resortin.

Por biznesmeni Samir Mane u kishte paraprirë kostove që mund t’i vinin nga ky resort i ndërtuar me letra false. Sepse me ndihmën e mikut të vet, kryeministrit Edi Rama, qeveria i kishte dhënë këtij resorti statusin e “investitorit strategjik”.

Kjo do të thotë, se ndonëse ky resort është ndërtuar mbi një truall të dyshuar si titull i falsifikuar, dëmshpërblimin për pronarët e vërtetë do e realizojë qeveria dhe buxheti i shtetit dhe investimi i Samir Manes nuk do preket, sepse është shpallur investim strategjik.

Tani le ta paraqesim trajektoren e kësaj historie në mënyrë elementare:

-Në fillim ndodh që kunati i afaristit Samir Mane implikohet në një blerje të dyshimtë prone me letra të falsifikuara.

-Pastaj Samir Mane merr të drejtën për të ndërtuar aty një resort turistik.

–  Qeveria Rama i jep Manes të drejtën për ndërtimin e resortit dhe e mbron skemën e falsifikimit duke e shpallur investitor strategjik.

-Pastaj Mane dhe Blushi shijojnë ca pushime ekzotike në Amerikën Latine.

-Pasi kthehet nga Amerika Latine, Blushi vë në shënjestër dy biznesmenët indianë që kanë blerë truall në Dhërmi, ndonëse indianët nuk ja kanë grabitur ndokujt truallin.

Drejtori i Top Channel Ben Blushi shfaqet tepër i shqetësuar për dy biznesmenë indianë që dyshohet se kanë mashtruar bankat në Indi, por nuk e ka fare problem të bëjë pushime ekzotike me afaristin Samir Mane që dyshohet se ka grabitur prona në Palasë të Vlorës.

Drejtori i Top Channel Ben Blushi, raporton me përparësi lajmin e ndalimit të kunatit të biznesmenëve indianë në Rinas por nuk thotë asnjëherë se çfarë ka zbuluar prokuroria dhe gjykata në lidhje me pronat e blera në Palasë nga kunati i Samir Manes.

Kunati i biznesmenëve indianë u ndalua në Rinas sepse shteti indian e ka shpallur në kërkim, ndërsa kunati i zotit Mane mund të bredhë i qetë ku të dojë, sepse nuk ka rëndësi çfarë ka bërë, qeveria dhe kryeministri Rama e ka shpallur investitor strategjik, duke i dhënë imunitet absolut nga çdo hetim mbi grabitjen e pronave.

Cili prej kunetërve bën më shumë dëm në Shqipëri?
Kunati i Samir Manes apo kunati i biznesmenëve indianë?

Hesapin bëjeni vet. / Hashtag.al

https://hashtag.al/index.php/2019/03/27/kush-e-mbron-kunatin-e-samir-manes-nje-krahasim-mes-gentit-dhe-hiteshit/

Tags: samir mane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.