Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Salianji publikon fakte te reja. PD padi penale per 4 prokurore

27/03/2019
Salianji publikon fakte te reja. PD padi penale per 4 prokurore
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Opinioni publik ka parë përgjatë gjithë këtij viti se si policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës”, tha sot ne nje konference per shtyp, Ervin Salianji.

Ai tha se dy përgjime të reja faktojnë se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, të deleguar nga “shefi i madh”, që provohet se është Fatmir Xhafaj.

“ Përgjimet provojnë se Edi Rama është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës”, deklaroi Salianji.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2281631695439738/

DEKLARATË  E ERVIN SALIANJIT:

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.

Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies së shtetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.

Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot një narkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes së trafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.k

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

http://www.droni.al/wp-content/uploads/2019/03/video-1553709167.mp3 http://www.droni.al/wp-content/uploads/2019/03/video-1553709209.mp3

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Siç e dëgjuat, dëshmitari i sajuar i kërkon Drejtorit të Policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Këto biseda mes Drejtorit të Policisë së Fierit dhe dëshmitarit të sajuar janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Në këto data, është e vërtetë se shefi i madh i policëve ndodhet jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, shefi i madh, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Kroaci, në një vizitë zyrtare.

Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.

 

Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!

Tags: ervin salianji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.