Humbi këmbën në aksidentin tragjik, lajme të mira për vogëlushin shqiptar

Humbi këmbën në aksidentin tragjik, lajme të mira për vogëlushin shqiptar

85
0
Shares

Më 8 mars një fëmijë shqiptar vetëm 15 muajsh do të përfshihej në një aksident të rëndë së bashku me prindërit e tij në Marostica të Italisë, e për pasojë do të humbiste këmbën.

Por 3 javë pas aksidentit të rëndë, më në fund ka lajme të mira për vogëlushin që do ta nisë jetën e tij pa gjymtyrë të plotë.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjendja e vogëlushit është përmirësuar dhe se më në fund ai është zgjuar nga koma. Mjekët janë shpresëplotë se gjendja e tij shëndetësore do të shkojë drejt stabilizimit të plotë dhe hap pas hapi po mundohen t’i largojnë dhe qetësuesit e rëndë që janë përdorur për dhimbjet e fëmijës.

Aksidenti i rëndë u shkaktua nga një shtetas italian. 58 vjeçari Thiene Pietro Dal Santo ishte nën efektin e alkoolit në momentin kur ka humbur kontrollin e kamionçinës së tij dhe ka përplasur rëndë familjen shqiptare që doli përpara. Në momentin e impaktit vogëlushi 1 vjeçar po hante akullore.

Një ditë pas aksidentit të rëndë dhe i përballur me faktin se i biri do të humbte njërën këmbë në mënyrë që të mund të mbijetonte, babai shqiptar përloti opinionin publik me fjalët e tij.

“Nuk mund ta falim kurrë këtë gjë. Përgjigja e vetme është drejtësia dhe burgu. Asnjë hakmarrje, por drejtësi, vetëm drejtësi. Kjo është ajo që duam. Por drejtësi të vërtetë ashtu si duhet të jetë drejtësia në këtë rast kur iu shkatërrua e ardhmja një fëmije. Jemi shqiptarë, jetojmë prej shumë vitesh në Marostica dhe kemi shumë miq. Por ajo që na mundon, është pyetja, se cfarë do të ndodhte nëse fajtorët do të ishim ne”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY