Një konflikt për një femër ka sjellë plagosjen e një shqiptari në Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në komunën Pratola Peligna. Raportohet se një 48 – vjeçar goditi me kaçavidë biznesmenin 50-vjeçar. Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital në Sulmona.
Mediat italiane shkruajnë se shkak i konfliktit mes dy burrave ka qenë një grua.
Emrat e dy personave nuk bëhen publik, por mësohet se 48-vjeçari fillimisht debatoi me fjalë me biznesmenin dhe më pas e qëlloi atë me kaçavidë, duke e plagosur në kokë.
50-vjeçari i plagosur ka mbërritur në banesën e tij i plagosur, duke lënë gjurmë gjaku. Kjo i ka dhënë mundësi grupit hetimor të rindërtojë skenën e krimit.
Pas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes, u identifikua sulmuesi, ndërsa materialet iu referuan Prokurorit Publik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/