Krimi në familje që tronditi Gramshin ditën e sotme ka qenë i paralajmëruar.
Mësohet se 35-vjeçari, i cili mbyti me duar bashkëshorten e tij, është dënuar dy herë për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor.
Pas një konflikti me bashkëshorten Gurie Hysa 32 vjeç, ai e mbyti me duar. Çifti ka qenë i martuar prej 12 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve 11 vjeç dhe 9 vjeç.
35-vjeçari është babai i tre fëmijëve, një vajze në klasën e gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë e tretë dhe tjetri në kopsht. Mësohet se ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme në familje, e sidomos ndaj të ndjerës.
Në momentin e ngjarjes fëmijët nuk ndodheshin në banesë por tek gjyshja e tyre në Berat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/