Ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka një reagim për Kongresin e Partisë Socialiste që po mbahet tek Pallati i Kongreseve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ata që po flasin janë hajdutë e mashtrues të sprovuar, ndaj sot do flasin për pemë, për sheshe, për biçikleta, për fëmijë, për të ardhme.
REAGIMI I ISH-DEPUTETIT
Rama dhe Veliaj, mësuesi dhe nxënësi, të rrethuar nga mijëra; ministra, drejtues, shefa, inspektorë, kontrollorë, burokratë, të gjithë hajdutë, do të festojnë mes luksit dhe shkëlqimit, vjedhjen që i kanë bërë Tiranës këto katër vjet e do të kërkojnë ta plaçkisin edhe katër të tjera.
Në fjalimet e tyre, sot, ata nuk do të përmendin betonin dhe kullat, nuk do përmendin pastrimin e parave dhe krimin, nuk do përmëndin klientët dhe oligarkët, nuk do të përmendin qytetarët e dhunuar, nuk do përmendin Ardit Gjoklajn, nuk do përmendin aferën Teatrit apo të Unazës, nuk do përmendin 500 mijë shqiptarë që u larguan, nuk do përmendin 400 mijë të tjerë që duan të ikim me llotarinë amerikane. Ata janë hajdutë e mashtrues të sprovuar, ndaj sot do flasin për pemë, për sheshe, për biçikleta, për fëmijë, për të ardhme.
Po u besuam prapë, makutëria e tyre do ta lërë Tiranën pa të ardhme, si një shkretëtirë betoni ku lulëzon vetëm krimi, skamja, mungesa e shpresës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/