Si u vra avokati Gurra në Elbasan, rrëfimi i dëshmitarëve

Si u vra avokati Gurra në Elbasan, rrëfimi i dëshmitarëve

559
0
Shares

Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, është vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur si mik dhe avokat i fisit Çapja si dhe avokat i Emiliano Shullazit.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë për “Panorama” se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë kuptuar asgjë, por janë vënë në panik vetëm kur e kanë parë trupin e shtrirë.

Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Më pas ai është larguar me një automjet i cili e priste në afërsi të lokalit.

Dyshohet se mjeti është djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Po ashtu policia ka njoftuar se Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY