Monika Kryemadhi: “Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri”

Monika Kryemadhi: “Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri”

89
0
Shares

Kryetarja e LSI ishte e qartë. Zonja Kryemadhi tha se LSI tani e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë.

Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj. Po të ishte Ilir Meta, nuk do t’i kishte djegur mandatet. Sot jam unë kryetare e LSI-së, e marr unë përsipër përgjegjësinë. Mund të kem marrë vendim të gabuar, mund të humbim në betejën tonë, por ama di të them vetëm një gjë: që përballja jonë morale me opinionin publik sot më shumë se kurrë kemi një grup nga klasa politike që ka mbajtur një qëndrim moral për tu distancuar një herë e mirë nga ai imazh që është krijuar për politikanët. Edhe nga ne, por edhe nga të tjerët, kemi krijuar imazhin e deputetëve që kanë halle personale, që zgjidhin biznese personale, mbulojnë të kaluarën kriminale duke qene deputet në parlament etj, etj.”, theksoi zonja Kryemadhi.

A keni folur me presidentin për këtë krizë?

Zoti Fevziu unë jam e bindur se sa i takon krizës ju keni shanse të flisni më shumë me Presidentin mund të them. Si kryetare e LSI komunikimi me Presidentin e Republikës është zero. Si bashkëshorte komunikojmë për problemet me fëmijët tanë. Për politikë nuk flasim. Absolutisht nuk mund të ndërhyjë dhe nuk mund të intimidojë dot asnjë ish-deputet të LSI-së dhe as drejtues të LSI-së, sepse sot LSI ndihet më e shëndetshme dhe më e çliruar se më përpara.

Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, unë bëj dashuri me Ilir Metën, se burrë e grua jemi”, tha Kryemadhi në përgjigje të komentit të analistit Mustafa Nano, i cili tha se nuk i pëlqen “pingpongu” i Presidentit me kryetaren e LSI-së, që janë edhe burrë e grua./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY