Deklarata e fortë e Shkëlzen Berishës: Erion Veliaj, burimi kryesor i gazetarit...

Deklarata e fortë e Shkëlzen Berishës: Erion Veliaj, burimi kryesor i gazetarit që shpifi për mua

146
0
Shares

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për librin “Armët dhe Çunat” dhe autorin Guy Laëson, i cili e lidh Berishën me biznesin e fishekëve. Shkëlzen Berisha, zbuloi për herë të parë për publikun, një fakt të pa ditur, se burimi kryesor i këtij autori në Tiranë, ka qenë Erion Veliaj, i cili në atë kohë ishte në opozitë.

Ylli Rakipi: Ju keni vite që e investigoni këtë cështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë “familja”, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.

Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?

Shkëlzen Berisha: Erion Veliajn këtu e ka future zoti Lawson, ose zotin Lawson aty e ka future zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Ny gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore./tpz

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY