Shkëlzen Berisha: Gazetari Louwson nuk ka dashur të botojë provat e mospërfshirjes...

Shkëlzen Berisha: Gazetari Louwson nuk ka dashur të botojë provat e mospërfshirjes time në Gërdec

91
0
Shares

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha i ftuar në Studion e “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin foli për implikimin e tij në cështjen e Gërdecit.

Ai ka treguar mbrëmjen e sotme se autori i librit për Gërdecin ka pasur prova që faktonin mos përfshirjen e tij në këtë çështje, por nuk i ka përdorur.

‘Zoti Llouson, e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY.

Ai kërkon ti bashkojë historitë që ta bëjë sa më të besueshme historinë e tij. Demontimi dhe shitja janë histori që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën’, është shprehur juristi Shkëlzen Berisha.

I pyetur per akuzen qe i ka bere autorit te librit Gay Loysn “Lufta dhe Djali” ne te cilen perfshihet dhe vete Berisha ai eshte pergjigjur:

“E kam akuzuar sepse ka shpifur për mua. Pas publikimit të librit i kam derguar e-mail autorit por nuk kam marrë përgjigje.Libri është përdorur si burim shpifjesh për mua.”

Unë kam bërë një deklaratë publike më 20 Mars 2008, ku them që: ‘Unë e kam takuar Trebickën me kërkesën e tij përmes një miku të përbashkët. Ky është pika ime e vetme e lidhjes me këtë histori’.

‘Kanë dalë faktet që unë nuk kam pasur të bëj me këtë histori, që i kanë shkuar edhe gazetarit në fjalë, por që ai i ka injoruar.

Hetuesit e pyesin Podrinskin rreth takimit ku pretendohet se kam qenë edhe unë.

Vetë hetuesi thotë:

Zotit Podrinski ju tregua një foto e djalit të Kryeministrit dhe ai thotë që nuk e njohu atë.

Këtë dokument e ka pasur edhe gazetari, por që nuk e përdorur’, është shprehur Shkëlzen Berisha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY