Kryeministri ka thyer heshtjen, duke reaguar së fundmi në rrjetet sociale.
Sërish ai nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa le të kuptohet që është mirë me shëndet.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, e cila prej kohësh kërkon krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/