Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u ka rikujtuar deputetëve të rinj që pranuan mandatin e deputetit, se pas largimit të opozitës nga Kuvendi, fraza “Më ka votuar populli” nuk qëndron, referuar edhe fletës së votimit në zgjedhjet e 2017-ës.
“Kjo është fleta e votimit e përdorur në votimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Pra votuesit kanë zgjedhur partitë jo emrat në listat e tyre!!!
Të vetmit emra që mund të themi se janë zgjedhur janë ati të Kryetarëve të partive që janë djathtas fletës. Asnjë emër tjetër, po asnjë fare!
Nuk është zgjedhur as Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Lefter Koka, Sali Berisha, as Monika Kryemadhi e as Taulant Balla me shokë madje…. Askush përveç partive dhe kryetarëve të tyre nuk është zgjedhur.
Ky është sistemi i votimit që kemi!
Ndaj ato deklaratat e renegatëve që “më ka votuar populli” janë palaçollëk politik e juridik! Le pastaj ata që deklarojnë se “ju ka thënë Amerika dhe Europa…”
E përsëris: ligjet përcaktojnë si zëvendësohen emrat, por jo partitë në Parlament!
Ky është sistemi i partive jo i emrave, për të mirë apo për të keq!”,-shkruan Manjani, për deputetët e rinj, numri i të cilëve sot shkoi në 14 me betimin edhe të Ralf Gjonit, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/