Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk vranë thjesht një djalë”, gazetarja flet për vrasjen e Nardit: Vranë djalin që identifikohej me Thethin

21/03/2019
DETAJE/’Nardi i Bujtinave’ u qëllua me 20 plumba, viktima shoqërohej nga dikush tjetër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetarja Rudina Xhunga përmes një shkrimi ka reaguar për  ngjarjen e djeshme ndodhur në Theth të Dukagjinit, ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Nardi Polia.

Në një shkrim për dritare.net, Xhunga ka rikujtuar  takimin e vetëm që pati me vëllezërit Polia, kur ishte pjesë e Top Channel, në një shkrim me titull “Gjejeni kush e vrau Nardin e bjeshkëve të Nëmura!”.

SHKRIMI I RUDINES

“Nuk kanë vrarë thjesht një djalë nga Thethi, kanë vrarë një djalë që identifikohej me Thethin.

Nard Polia ishte pikë referimi për ne, ishte korrieri i Thethit, ishte tregimtari i Thethit, ishte siguria e Thethit, ishte shtëpia në Theth, ajo kulla, era bukë të sapobërë që nuk do jetë më njësoj pa Nardin.

As Thethi nuk do jetë më njësoj, nëse nuk merr Nardin, ti thuash a kalohet, a është bllokuar rruga nga bora, a ka turistë, a ka vend, a presin miq.

Tani do të prehet edhe ai afër Elsie, aty afër kishës, poshtë qiparisave. E vranë sot dhe s’di ç’të thuash, perveçse ai nuk është më dhe qe vetëm 35 vjeç. Nuk di ç’të mendosh veç faktit se ai ndërtonte turizëm në bjeshkë, jo parcela droge.

Kur jeton në kohë të tilla, pas çdo vdekjeje sheh një arsye, që është diku, po ti nuk e di. Se nuk të vrasin kot, thonë.

E pra unë i kam takuar veç një here vëllezërit Polia, kur bujta në kullën e tyre në Theth me ekipin e Top Channel dhe nuk pashë asgjë më shumë, sesa dashuria e tyre pa kushte, për bjeshkët e nëmura”.

Tags: bujtinanardiRudina Xhungathethivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.