Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Një 2 vjeçar është vetëvarur në kushtet e depresionit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës në fshatin Qesarat gati 10 km në veri të Tepelenës.
Sipas burimeve nga Policia e Tepelenës, 72 vjeçari që ka ndërruar jetë quhet Kujtim Shehu dhe është gjetur i pajetë nga një bari i cili ishte me bagetinë anës lumit Vjosë. I moshuari kishte varur veten pranë një dege fiku me një litar dhe është gjetur pa shenja jete.
Sipas familjarëve Shehu është larguar nga banesa mëngjesin e sotëm herët dhe familja ishte vënë në kerkim te tij.
Njoftimi nga policia:
Njoftohemi se në fshatin Anëvjosë, Bashkia Memaliaj, është gjetur nga familjarët i vetvarur në afërsi të banesës shtetasi K.Sh., rreth 75 vjec. Nga kqyrja fillestare e trupit nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/