Shkarkohet nga detyra ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.
Lajmin e bën me dije gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria, i cili ka thënë për Fax News se ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka shkarkuar ambasadoren.
Kujtojmë se Hobdari u përfol për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare dhe shpërdorimin e mijëra eurove për rikonstruksione në ambasadë dhe qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë.
Po ashtu bëhet e ditur se ministri i Jashtëm i deleguar, ka shkarkuar edhe konsullin shqiptar në Janinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/