Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dorjan Teliti publikon videon: Qytetarët varfërohen, oligarkët e qeverisë pasurohen

19/03/2019
Befason Dorian Teliti, do habiteni nga rezultati në Kavajë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti shkruan në rrjetet sociale, se çdo ditë e më shumë shqiptarët po varfërohen dhe kjo sipas tij vjen nga politika udhëheqëse e ndjekur nga qeveria aktuale.

Teliti flet me shifra, ndërsa thotë se oligarkët po pasurohen nga kjo ideologji e ndjekur nga kryeministri Rama.

Sipas tij, qeveria po falimenton përmes konkurencës së pandershme, taksave të rritura qëndrore dhe lokale, futjes tinzare në skemën e TVSH-së, rritjes së cmimit të energjisë, taksës Rama mbi karburantin, arbitraritetit dhe abuzimit të taksidarëve.

STATUSI I PLOTE

SHQIPTARËT VARFËROHEN, OLIGARKËT E QEVERISË PASUROHEN

Cdo ditë 42 biznese ulin qepenat duke shpallur falimentimin e tyre. Ky është rekordi i zi më i fundit i qeverisë “Rama me shokët oligarkë”.
Përmes konkurencës së pandershme, taksave të rritura qëndrore dhe lokale, futjes tinzare në skemën e TVSH-së, rritjes së cmimit të energjisë, taksës Rama mbi karburantin, arbitraritetit dhe abuzimit të taksidarëve, etj, qeveria po falimenton dhe po detyron shqiptarët të ikin nga sytë këmbët duke mos u lënë asnjë opsion shprese për të punuar e jetuar në këtë vend.

Ndërsa Rama trumbeton reformat ekonomike, që në fakt cojnë ujë vetëm në mullirin e oligarkëve të tij, shqiptarët që mbajnë familjet e tyre me biznese familjare, po detyrohen cdo ditë të heqin dorë duke shpallur falimentin.

Vetëm në 5 vite, 76.500 biznese kanë ulur qepenat në këtë vend. Ky fenomen po të krahasohet me dy muajt e parë të cdo viti, ka ardhur në rritje të pashpjegueshme për një vend normal.
Nëse në dy muajt e parë të cdo viti shpallën falimentin përkatësisht 410 biznese në 2015, 1075 biznese në 2016, 1707 biznese në 2017, 2150 biznese në 2018, gjatë dy-mujorit të parë 2019 shifra është rekord, 2466 biznese kanë shpallur falimentin.

Kjo është politika e ndjekur nga Kryeministri i oligarkëve dhe i varfërimit të shqiptarëve.
Me Ramën në pushtet shqiptarët janë varfëruar dhe kanë marrë rrugët e Europës duke parë si zgjidhje të vetme azilin. Rreth 500 mijë shqiptarë kanë kërkuar të arratisen nga ky vend, ndërkohë që nga ana tjetër kemi një Kryeministër të verbër e të zhytur në haremin e tij.

Është koha të largohet Kryeministri nga karrigia e tij dhe jo të largohen shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Ka ardhur koha që qeveria të shpallë falimentin politik dhe shqiptarët të kthehen në punë.

PROTESTA NUK NDALET!

#stoprrënimit #kohapërtëqeverisurpërnjerëzit

https://www.facebook.com/dorjan.teliti/videos/10157009149008389/?t=2

Tags: dorjan telitiekonomiaPDprotestaqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

21/03/2026
Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

21/03/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

MBRËMË/ Vrasja e të riut nga Lezha në Itali, dalin detajet e para nga hetimi

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

21/03/2026
Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.