Gjyqi në SHBA, zbardhet dëshmia e Diverolit: Pse trillova për Shkëlzenin

Gjyqi në SHBA, zbardhet dëshmia e Diverolit: Pse trillova për Shkëlzenin

142
0
Shares

Ditën e djeshme, në një sqarin për opinion publik,  Shkëlzen Berisha bëri më dije disa detaje të tjera nga procesi gjyqësor në  SHBA lidhur me çështjen Gërdeci.

Berisha sqaronte  se ka paditur personat që kanë tentuar ta përfshijnë atë në tragjedinë që ndodhi në Gërdec dhe në trafikun e dyshuar të armëve, ndërsa iu kërkon llogari atyre për shpifje.

Gjate procesit gjyqesor, z. Diveroli deklaroi para gjykatës, nen betim se historia e perfshirjes time me AEY ishte nje trillim nga fillimi deri ne fund” shprehej Berisha.

Ndërkohë,nga ana tjetër, ështe publikuar dëshmia e Efraim Diverolit dhënë në Gjykatën e Floridas në datën 7 maj 2018, ku tregon se si e ka trilluar dëshminë për Shkëlzen Berishën.

Në dëshminë e tij, pronari i kompanisë së AEY, tregon se këtë histori e kishte trilluar me qëllim që të ushtronte presion ndaj kontraktuesit të tij të armëve.

Dëshmia e Efraim Diverolit në Gjykatën e Florida:

Deklarata nga Efraim Diveroli në Gjykatën e Floridës, SHBA, më 7 maj 2018

Unë, Efraim Diveroli, në përputhje me 28 U.S.C. 1746, deklaroj si më poshtë:

Unë e bëj këtë deklaratë bazuar në njohuritë e mia personale.

Nëse thirrem si dëshmitar, unë mund të dhe do të dëshmoja me kompetencë për çështjet e shtruara në këtë deklaratë.

AEY u krijua në shtetin e Floridës me zyra qendrore në Miami Beach.

Në 2006 dhe 2007, AEY është angazhuar në prokurimin e armëve dhe municioneve.

Gjatë kësaj kohe, unë kam qënë Presidenti dhe pronari i AEY dhe kam menaxhuar dhe drejtuar veprimtarinë e AEY.

David Packouz ishte një konsulent dhe i referohej vetes si drejtor dhe zv.President i AEY.

Alexander Podrizki ka qënë një agjent i AEY me vendndodhje në Tiranë, Shqipëri.

Më 26 janar 2007, Komanda e Mbarëvajtjes së Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara, që është sektor i Departamentit të Mbrojtjes, zgjodhi AEY për të përmbushur kontratën me numër Ë52P1J-07-D0004 për gjetjen dhe dërgimin e municioneve të ndryshme në Republikën Islamike të Afganistanit, përfshirë këtu fishekë të kalibrit 7.62×54 mm dhe 7.62×39 mm.

Kontrata kishte një vlerë prej 298,000,000 dollarësh.

Midis të tjerave, kontrata përmbante një klauzolë që nuk e lejonte AEY të përmbushte kërkesat e kontratës me municion të blerë ‘direkt ose indirekt’ nga kompani ushtarake komuniste kineze.

AEY nënkontraktoi një kompani të huaj, Evdin lrt., për prokurimin e fishekëve me kalibër 7.62x54mm dhe 7.62×39 mm.

Nënkontraktori i AEY i mori këta fishekë nga Kompania për Import Eksportin Ushtarak në Shqipëri (‘MEIKO’).

Fishekët e MEIKO-s ishin prodhuar nga fabrika në Republikën e Kinës, mes viteve 1958 dhe 1974.

Fishekët do të dërgoheshin nga Shqipëria në Afganistan nëpërmjet fluturimeve të organizuara nga AEY.

Në mënyrë që të kursenim kostot e transportit, përfaqësues të AEY vendosën të çmontonin arkat e drurit ku ishin depozituar kutitë e fishekëve.

Në prill 2007, unë dërgova Podrizkin në Shqipëri si një agjent të AEY për të mbikëqyrur procesin e çmontimit të arkave të drurit dhe ngarkimin e fishekëve në avionët transportues.

Gjatë këtij procesi, Podrizki zbuloi që fishekët e MEIKO-s ishin prodhuar në Kinë.

Packouz, Podrizki dhe unë kuptuam që gjetja dhe dërgimi i fishekëve të prodhuar në Kinë ishte një shkelje e klauzolës kontraktuale, që ndalonte dërgesën e fishekëve të marrë në mënyrë indirekte nga kompani ushtarake komuniste kineze.

Natyrisht, Packouz, Podrizki dhe unë diskutuam me njeri-tjetrin dhe njerëz të tjerë të AEY për mënyrën se si të evitonim këtë shkelje.

Një nga alternativat e propozuara ishte për të parë nëse Departamenti i Shtetit do të lejonte AEY të dërgonte fishekët e prodhuar në Kinë.

Unë pata korrespodencë me Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje nëpërmjet e-maileve që shkëmbyem mes 20 dhe 24 prillit 2007.

Departamenti i Shtetit na informoi që AEY nuk lejohej të dërgonte fishekët e prodhuar në Kinë.

Packouz, Podrizki, unë dhe të tjerë tek AEY vendosëm që të fshihnim origjinën e fishekëve, duke u hequr paketimin origjinal që kishte shenja kineze dhe letrat identifikuese në gjuhën kineze dhe duke i ripaketuar fishekët në kuti kartoni.

AEY në fillim punësoi “Xhoi shpk”, një kompani shqiptare për të ripaketuar fishekët në kutitë e kartonit.

Kontakti për AEY te “Xhoi” ishte presidenti i “Xhoit”, Kosta Trebicka.

Pasi AEY punësoi Trebickën për të ripaketuar fishekët, Podrizki më informoi se trebicka kishte filluar të pyeste kontaktet e tij në qeverinë shqiptare në lidhje me kontratat e MEIKO-s me Evdin.

Trebicka i tha Podrizkit dhe Podrizki më pas më tha mua, që Evdin po e blinte municionin me një kosto prej 0.02 dollarësh për çdo fishek.

Gjatë kësaj kohe, AEY kishte rënë dakord me Evdin që të paguante 0.035 dollarë për fishek.

Kur e mësova çmimin…. 

vijon

*Botuar sot tek gazeta Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY