Mbrëmjen e djeshme një tjetër krim tronditi kryqytetin, teksa humbi jetën Jurgen Kurti.
26-vjeçari, i njohur si menaxher i VIP-ave u ekzekuatua përballë shtëpisë së tij pas kthimit nga palestra.
Sipas burimeve nga policia, Kurti u qëllua me 3 plumba nga autorë me maska të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë policia, ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë për të vënë në pranga autorët.
Ndër ta të dyshuar kryesorë që janë pyetur, janë familjarët e Agim Arapit, pronarit të një picerie në Durrës, 60 vjeç, që u vdiq i rrahur për vdekje nga Kurti dhe nga dy vëllezër me mbiemrin Ekonomi, po ashtu familjarë të Jurgen Kurtit.
Kush është viktima dhe ngjarjet kriminale ku u përfshi?
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen në dy vrasje.Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti.
Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes dhe Jurgeni u lirua.
Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.
Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/