Ironizoi Gent Cakajn me një vjershë, Rama shkarkon Ylli Dylgjerin nga puna

Ironizoi Gent Cakajn me një vjershë, Rama shkarkon Ylli Dylgjerin nga puna

167
0
Shares

Ylli Dylgjeri, gazetar i njohur, i cili prej kohësh punonte si Drejtor në Ministrinë e Financave është shkarkuar nga detyra. Motivacioni për këtë vendim nuk lidhet me asnjë bazë ligjore dhe as me detyrën në administratë, por me qëndrimet e Ylli Dylgjerit në rrjetet sociale.

Në një procedurë anormale, eprorët e Dylgjerit në Ministri kanë vënë në lëvizje Komisionin Disiplinor i cili ka analizuar komentet, postimet dhe reagimet që ka bërë në Facebook.

Lajm i shkarkimit është konfirmuar nga gazetari Ylli Dylgjeri për “Koha Jonë”.

Komisioni i Disiplinës ka analizuar postimet e Dylgjerit që lidheshin me Kryeministrin Edi Rama. Konkretisht ka qenë një status ku Dylgjeri ironizonte zëvendësministrin e Jashtëm, Gent Cakaj dhe kryeministrin Edi Rama me anë të një poezie.

Procedura e ndjekur nga Ministria nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as ndonjë rregullore etike. Administrata përgjigjet për zbatimin e ligjit në sektorin që mbulon, por jo për mendimet që shpreh në rrjetet sociale.

Një procedurë e tillë e ndjekur në rastin e Ylli Dylgjerit ngjan si rikthim i censurës, ku njerëzve u ndalohej të shpreheshin apo të kishin mendime kundër udhëheqjes.

Dylgjeri i përket brezit të gazetarëve të pas viteve ’90 që shquhet për ironinë dhe sarkazmën në reagimet e tij në rrjetet sociale. Shkelja tjetër e ministrisë lidhet me faktin se Dylgjeri nuk ka asnjë kontratë me median për publikimin e shkrimeve, por qëndrimet e tij janë mendime personale të hedhura në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY