Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ekonomia në pikiatë” Ish-deputetja flet me shifra: Ja çfarë dëmesh iu ka sjellë qeveria bizneseve

18/03/2019
VIDEO/ Ja çfarë thoshte Damian Gjiknuri 4 vite më parë për “Gulf”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja Jorida Tabaku në një analizë të gjatë që i bën ekonomisë shqiptare, thekson se rënia e eksporteve ka sjellë dëm të madh ekonomik dhe social tek bizneset dhe qytetarët.

Tabaku thotë se paratë e pista që zhvlerësuan artificialisht monedhën euro, kanë ulur të ardhurat e kompanive duke i sjellë dëm bizneseve dhe ulje të ardhurash për qytetarët.

Kjo situatë është e hershme thotë ish-deputetja, ndërsa nxjerr dhe shifrat për të pohuar gjendjen e vështirë.

REAGIMI

Ekonomia në pikiatë!

Rënia e eksporteve në 75% të grupeve që kanë peshën më të madhe të tyre në vend, po u tregon shqiptarëve se çfarë dëmi të madh ekonomik dhe social u ka prodhuar qeveria bizneseve dhe qytetarëve. Biznese që kanë numër të lartë punësimi dhe shërbimesh janë gjendur për mbi një vit nën presionin e një kursi këmbimi jo të favorshëm si pasojë e futjes së parave të drogës në treg. Rritja e taksave me 50% ka sjellë rritje te kostove te prodhimit/renia e euros ka sjelle renie te fitimit me 11%.

Paratë e pista që zhvlerësuan artificialisht monedhën euro, kanë ulur të ardhurat e kompanive duke i sjellë dëm bizneseve dhe ulje të ardhurash për qytetarët. Shumë firma kanë marrë më pak të ardhura si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, duke sjellë për rrjedhojë më pak të ardhura edhe jo rritje pagash tek punonjësit. Më pak para për t’u ri-investuar në kompanitë përkatëse.

-​Të dhënat nga statistikat raportojnë se nuk kemi politika për rritje pagash si në sektorin privat edhe në atë publik. Nga buxheti I shtetit raportohet se pagat në sektorin public kanë pasur rritjen më të vogël që prej vitit 1993. Pra rritja në vitin e 5 rilindas është e barabartë sa rritja e pagave pas 50 viteve diktaturë.

Kjo ulje e të ardhurave të qytetarëve është shoqëruar dhe me uljen e konsumit dhe blerjeve. Sipas të dhënave nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga TVSH-ja gjatë janarit ishin me një rënie rreth 2 milionë euro në raport me një vit më parë. Praktikisht të ardhurat në rënie nga TVSH konfirmojnë rënien e konsumit të qytetarëve si pasojë e të ardhurave më të ulëta dhe shpenzimeve gjithnjë e në rritje nga familjet. Të njëjtën tendencë kanë ndjekur të ardhurat e buxhetit te shtetit me rënie rreth 120 milionë euro me pak se parashikimi ne 2018.

Kjo situatë ka nisur që në vitin 2014, me paraqitjen e politikës së parë fiskale anti-treg, që nisi të ndjehej me situatën komplekse të rënies së inflacionit, uljes së prodhimit dhe emigrimit. Ama në sipërfaqe nisi të bëhej më evidente në vitin 2017, e këtë e konfirmon INSTAT sipas të cilit shitjet e bizneseve të vogla familjare kanë rënë me 40 miliardë lekë, ose me 16%. Rënie kanë pësuar edhe shitjet e bizneseve të vogla pak më të mëdha (5 deri në 9 të punësuar) me 19 miliardë lekë.

Të vetmit që kanë përfituar janë kompanitë e ndërtimit të lidhura me paratë e pista. Ata që në fakt po prishin dhe po shkatërrojnë tregun e lirë në kurriz të bizneseve të ndershme. Këto kompani janë ata që sot sponsorizojnë dhe duan të mbajnë në këmbë qeverinë.

 

Tags: demekonomiaeksportijorida tabaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.