Objektet fetare përdoren përsëri si vende survejimi gjatë protestës.
Pas protestës së 21 shkurtit ku u panë snajperistë që survejonin protestën e opozitës nga xhamia përballë parlamentit, e njëjta situatë ka ndodhur edhe dje, por këtë radhë pa mjete speciale.
Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto ku një person i maskuar shihet qartë qe survejon protestën nga një xhami.
Shehu shprehet se “Institucionet e kultit jane të pa prekeshme e shumë të respektuara, edhe prej pozicionit të tyre mbi të gjithë.”
POSTIMI I SHEHUT:
Shfaqja edhe gjate protestes se djeshme ne Minarene e Xhamise e “hijeve te erreta”, me instrumenta se paku vazhgimi, kerkon nje sqarim publik.
Vertet kete here nuk u pane perseri grupe te tera te forcave te rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por perseri….
Institucionet e kultit jane te pa prekeshme e shume te respektuara, edhe prej pozicionit te tyre mbi te gjithe.
Kjo nuk duhet cenuar ne asnje menyre.
Pergjegjesit duhet te reagojne!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/