E vetme në varfëri ekstreme, gjyshja që kujdeset për fëmijët e vajzës...

E vetme në varfëri ekstreme, gjyshja që kujdeset për fëmijët e vajzës në burg

121
0
Shares

Programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ natën e sotme trajtoi një histori dramatike ku mbizotëronte varfëria ekstreme. E tillë ishte historia e nënë Alitrisë, e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte kaluar një kalvar vuajtjesh.

Problemet ekonomike e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës duke i’a bërë jetesën tepër të vështirë. Nënë Alitria ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë.

Tashmë ajo kujdesej për dy nipërit e saj, pasi vajza ndodhej në burg. Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, çatia e shtëpisë ku jetonin kishte rënë dhe më vonë ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur.

Adelina, vajza e nënë Alitrisë i ishte drejtuar programit ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të kërkuar ndihmë për nënën dhe nipërit e saj. ‘Mami ti na ke rritur me shumë sakrifica. Unë do të gjej punë dhe me sa do të kem mundësi do të të ndihmoj! Ti ke qenë shumë e fortë dhe je akoma e tillë!’

Nënë Alitria rrëfeu se sa të vështirë e kishte që të kujdeset për nipërit e saj. Shpeshherë që të ushqente fëmijët ajo qëndronte vetë pa ngrenë vetëm e vetëm që nipërit ushqehen.

Programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ kishte rezervuar disa surpriza për nënë Alitrinë dhe nipërit e saj, por surpriza më e madhe ishte rindërtimi i shtëpisë nga Fondacioni ‘Golden Eagle’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY