Protesta e opozitës, ish-ministri: Meta ka një rol për të luajtur! Nuk...

Protesta e opozitës, ish-ministri: Meta ka një rol për të luajtur! Nuk ka ç’pret më!

161
0
Shares

Protesta e ditës së sotme u mbyll pa incidente, ndondëse pati disa protestues të cilët u lënduan gjatë hedhjes së gazit lotsjellës, i cili nuk u kursye as këtë herë.

Shumë prej tyre humbën ndjenjat në rrugë, ndërsa policia ushtroi presion duke kërkuar shpërndarjen e qytetarëve, në të kundërt do të sulmonte sërish më mjete të tjera.

Ndër reagimet e ditës së sotmë, ishte dhe ai i presidentit Meta i cili sugjeronte shmangien ndaj  konfrontimeve dhe të ruanin qetësinë. (kliko)

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se roli i Metës është më shumë sesa kaq.  Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Meta duhet të ulë palët në tryezë dialogu.

REAGIMI

Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.

Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike.

Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog.

Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY