QSUT, “kosh plehrash” për ilaçet e skaduara, ‘hidhet dritë’ mbi skandalin 7...

QSUT, “kosh plehrash” për ilaçet e skaduara, ‘hidhet dritë’ mbi skandalin 7 mln euro

70
0
Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, nentorin e vitit te kaluar ka akuzuar ministren Manastirliu si përgjegjëse të drejtpërdrejtë për lejimin e depozitimit të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me nje vlere prej 7 milionë eurosh.

Sot përmes një postimi në facebook Spahia ka përshendetur investigimin e Birn dhe procedimin penal të bërë nga prokuroria e Tiranes lidhur me këtë Skandal.

Ish-deputeti shprehet gjithashtu se “eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje!”

POSTIMI I SPAHISE:

HAJDUTET ME PUSHTET!

E kam denoncuar qe ne fillim nentorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaceve, ku 93% e barnave ne QSUT ishin te skaduara. Ne ate kohe ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat jane kokeforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit jane kokeforta: 7 milione euro ilace te skaduara, jo pak!!! Pershendes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal te hapur nga Prokuroria e Tiranes. Eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje! As mjeket, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet te tolerojne vjedhjen si model qeverisjeje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY