Ditën e sotme, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një raport në të cilën konfirmohej se korrupsioni dhe blerja e votave është problem kryesor i përhapur në të gjitha degët e qeverisë shqiptare.
“Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”,thuhej në raport (më poshtë i plotë).
Lidhur me këtë raport, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili thotë se raporti e ka konfirmuar blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.
“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!” shkruan në Twitter Bardhi.
Cfarë thuhet në raport?
Raporti i kushton një kapitull më vete zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, që siç thuhet çuan në krizë të thelle politikën shqiptare.
DASH citon akuzat për blerje votash dhe presionet ndaj votuesve, parregullsi këto të vërejtura nga përfaqësuesit e OSBE-së.
Sipas DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në radhët e policisë.
Raporti thekson se media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet, dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.
Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura të shtypit. Gazetarët besohet se praktikuan vetë censurimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/