Sot është hapur krahu i majtë i rrugës Tiranë –Elbasan. U deshën 8 vite që nga nisja e ndërtimit të rrugës për të hapur vetëm njërin kah.
Mësohet se është hapur loti i parë i këtij aksi rrugor nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e Tunelit të Krrabës.
Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti me 3 korsi duke përfshirë edhe korsinë e emergjencës.
Pavarësisht hapjes së njërit segment të këtij aksi rrugor, punimet vazhdojnë dhe pjesa në Ibë vazhdon të mbetet problematike për shkak të rrëshqitjes masive të dherave.
Rruga Tiranë – Elbasan do të hyjë në rekordet e historisë së ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, si segmenti që ka marrë kohën më të gjatë për të përfunduar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/