Policia ka zhvilluar një operacion blitz, i cili ka vënë në pranga 14 persona në Shkodër.
Sipas të dhënave të para, ata akuzohen pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.
Mësohet se dhjetëra forca policie nga Tirana, RENA, FNSH dhe Shqiponja kanë zbarkuar në Shkodër duke ekzekutuar urdhrat e arrestimit.
Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16 shtetas. Ndërkohe qe ky numër pritet që të shtohet.
Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Pritet që policia te japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/